Drejtim mjeti pa patentë, aksident dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, 5 të arrestuar në Durrës

Drejtim mjeti pa patentë, aksident dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, 5 të arrestuar në Durrës

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, si drejti mjeti pa patentë, aksident, kundërshtim i punonjësve të policisë apo edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Policia e Durrësit thotë se dy persona, E.G., 35 vjeç dhe E.S., 33 vjeç u arrestuan për drejtim mjeti pa patentë.  

Ndërsa shtetasi A. D., 37 vjeç, u arrestua pasi  aksidentoi shtetasin e mitur E. Gj., 9 vjeç që po ecte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Një 39-vjeçar nga Fushë - Kruja u arrestua pasi duke drejtuar një mjet, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, një 60-vjeçar u arrestua sepse nga kontrolli i ushtruar nga OSHEE në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan