Drejtimi i SHISH,Zefi në Report Tv:
Emri i ri propozim i ndërkombëtarëve

Drejtimi i SHISH,Zefi në Report Tv:<br />Emri i ri propozim i ndërkombëtarëve<br>
Analisti Gjergj Zefi ishte i ftuar sot në studion e Report Tv, ku ka folur për largimin e drejtuesit të SHISH, Visho Ajazai, dhe për emrin e ri që do ta zëvendësoj atë. Sipas Zefit, emri i ri nuk është propozim i Kryeministrit por i ndërkombëtarëve, ndërsa shton se sipas informacioneve që ai disponon bëhet fjalë për një njeri të Presidentit.

Mendoj që hezitimi i Presidentit për ta dekretuar është pjesë e lojës. Mendoj që emri i ri i është hedhur në tryezë të kryeministrit. Nuk e besoj që është propozim i Kryeministrit kam informacion që është i propozuar nga ndërkombëtarët dhe është njeri i Presidentit.”, tha Zefi.

Duke folur për largimin  e Visho Ajazit, analisti u shpreh se largimi i tij ishte i detyruar për shkak të faktit se ai ndjehej i rrezikuar pas keqpërdorimit të informacionit. Ai shtoi më tej se nuk beson se Ajazi do të largohet për një pozicion pune në Bruksel, pasi sipa stij, një person që disponon informacione të klasifikuara nuk mund të lëvizë jasht vendit.

VIDEO/ Analisti Gjergj Zefi ishte i ftuar sot në Edicionin Qendror Informativ në studion e Report Tv, (Intervista e plotë)

Dorëheqja e Ajazit nuk ishte e papritur. Ai ka qenë gjithmonë nën presionin e Berishës dhe të tjerëve. Keqpërdorimi i informacionit që Ajazi ka qenë i detyruar ta bëjë për mentorët e tij politike ka bërë atë të ndjehet i rrezikuar. Me sa di unë personat që disponojnë informacion të klasifikuar nuk lejohet të largohet jasht vendit. Nuk besoj që ka të bëjë as me dosjen Habilaj. Mendoj që e ka përdorur këtë moment gjoja për të treguar që është në presion. Përdorin situata politike për t'iu shmangur përgjegjësive.”, deklaroi Zefi.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'