Abazoviç për situatën në Malin e Zi: Nuk i takonte Gjukanoviçi-t shkurtimi i mandait të parlamentit! Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt

Abazoviç për situatën në Malin e Zi: Nuk i takonte Gjukanoviçi-t shkurtimi i mandait të parlamentit! Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin e tij teknik, Dritan Abazoviç, është shprehur se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt, por beson se kjo duhet të ndodhë përmes një procedure ligjore e cila sipas tij duhet të jetë shkurtimi i mandatit në Parlamentin e Malit të Zi.

Në një intervistë të dhënë për zërin e Amerikës gjatë intervistës së tij në SHBA, Abazoviç tha se nu ki takonte presidentit Milo Gjukanoviç të shkurtonte mandatin e ligjvënësve por vetë deputetëve të parlamentit për shkak të sistemit të qeverisjes në Malin e Zi, që është republikë Parlamentare.

“Sa i takon situatës në Mal të Zi, besoj se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur. E vërtetë është se qeveria është me mandat teknik, por gjatë këtij mandati, për të cilin kanë menduar se mund të jetë i shkurtër, dhe nuk ka ndodhur, janë sjellë shumë vendime në parlamentin e Malit të Zi, gjithashtu është sjellë edhe buxheti, si një vendim shumë i rendësishëm, dhe ajo ka treguar se ekziston një shumicë e cila e përkrah qeverinë, ajo është gjëja kryesore. Ne kemi patur probleme me Gjykatën Kushtetuese, kjo është çështje e cila ka qenë më e rëndësishmja. Tash dy vite apo tre vite nuk kemi pasur kuorum në Gjykatën Kushtetuese, por edhe kjo çështje është zgjidhur, më 28 shkurt ne e kemi bërë zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës. Ashtu sikurse në këtë moment e vetmja adresë që mund të thotë, nëse dikush ka shkelur ligjin apo është duke punuar jashtë kushtetute apo në bazë të kushtetutës është Gjykata Kushtetuese. Vendimi i Gjykanoviçit ka ardhur dy ditë përpara zgjedhjeve presidenciale. Ne kemi patur raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën e kaluar, kemi raundin e dytë më dy prill dhe po ashtu edhe ajo gjë është në pikëpyetje sepse shkatërrimi apo shkëputja e mandatit të parlamentit duhet të jetë në duar të deputetëve, jo në duar të qeverisë, jo në duart e presidentit, për shkak se ne jemi demokraci parlamentare. E di se ka shumë keqkuptime, ndoshta dhe në organizatat ndërkombëtare dhe tek partnerët tanë po ne jemi shtet që në bazë të kushtetutës jemi vendosur si demokraci parlamentare, fuqia kryesore është në parlament”u shpreh Abazoviç.

Kujtojmë se në 17 mars, Milo Gjukanoviç, presidenti në detyrë i Malit të Zi caktoi 11 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Por kjo datë nuk pranohet nga Abazoviç i cili kërkon që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më shpejt. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb