BRITANI E MADHE- Një grup kriminal shqiptarësh që drejtonin trafikun e drogës në Eastbourne u arrestuan në Britani të Madhe. Vëllezërit Jonid e Julian Cufaj dhe Urim Peraj, u vunë në pranga gjatë një aksioni të policisë, pas një hetimi të gjatë ku u zbulua se si grupi furnizonte me drogë Eastbourne-in, një qytet bregdetar në skajin jugor britanik, për më shumë se një vit.
Hetuesit thonë se drejtues kryesor i grupit ishte 25-vjeçari Jonid Cufaj dhe vëllai i tij më i vogël Julian Cufaj, 22 vjeç, po ashtu i lidhur me furnizimin me drogë në rajonin e Essex, në verilindje të Londrës. Të dy punonin me 25-vjeçarin Urim Peraj, i cili shpërndante drogën.
Grupi i përkisnin linjës “Tony” të trafikut të drogës, e cila u zbulua në komunikimet me mesazhe. Në operacion u sekuestruan drogë dhe telefona celularë. Jonid Cufaj u shpall fajtor gjatë gjyqit në mungesë të zhvilluar në muajin janar dhe u dënua me 6 vjet e gjysmë burg, ndërsa i vëllai Juliani u dënua me 5 vjet e gjysmë. Nga ana tjetër miku i tyre Urim Peraj u dënua me 5 vjet