​Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve kanë qenë në fokus të policisë rrugore edhe gjatë javës që lam pas. Për këtë, Policia e Tiranës ka ndërmarrë aksionin për ndëshkimin e atyre që shkelin rregullat nën efektet e alkolit, shpejtësisë apo edhe mungesës së dokumentacionit.

15 drejtues mjetesh janë arrestuar në gjendje të dehur, ndërsa 25 të tjerëve po për shkak të alkoolit u është pezulluar leja e drejtimit. Për tejkalimin e normave të shpejtësisë, 45 drejtuesëve iu është hequr leja e drejtimit. 64 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi jane konstatuar me xhama të riveshur si dhe  27 pasi kanë qarkulluar në sensin e kundert me atë të levizjes.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)