2 qytetarë përkatësisht në Vlorë dhe Divjakë janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi drejtonin mjetin në gjendje të alkoolizuar.
Gj.Z, 58 vjeç, banues në Divjakë drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe E.M, 38 vjeç, banues në Vlorë në gjendje të alkoolizuar është përfshirë në një përplasje me makina të tjera por që fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit
E.S, banues në Tiranë u arrestua në flagrancë pasi duke drejtuar makinën mesditën e djeshme në Fushë Krujë është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga V.D ku si pasojë e aksidentit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ai tashmë do të përballet me akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.