Vazhdon të jetë problem shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor në vendin tonë.
Gjatë një aksioni të kryer nga Policia Rrugore e Fierit 15 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur ndërsa në total janë vendosur 2342 masa administrative.
Tejkalimi i shpejtësisë vazhdon të mbetet problem pasi rrezikohet dhe jeta e qytetarëve ku janë ndjekur penalisht 759 drejtues mjetesh ndërkohë 207 të tjerë përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit.
Një tjetër problem shqetësues është dhe drejtimi i motorëve pa kaskë mbrojtëse si dhe mosvendosja e rripit të sigurimit.
Janë vendosur 479 masa administrative për parakalime të gabuara që janë dhe ndër burimet kryesore të aksidenteve në vendin tonë.