Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit.

28 vjeçari me iniciale L.D banues në Kavajë është vënë në pranga pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur duke u bërë kështu burim aksidenti në rrugë.

Gjatë kontrollit të kryer nga forcat blu gjeten dhe sekuestruan dhe një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. D.,  28 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis", thuhet në njoftimin e policisë.