Drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe pa targa, nis hetimi ndaj 20- vjeçari në Lushnje

Drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe pa targa, nis hetimi ndaj 20- vjeçari në Lushnje

Një 20- vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës, ditën e sotme, pasi drejtonte motomjetin pa targa dhe pa leje drejtimi.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Topojë.

Ndërkohë, policia e Lushnjes po punon edhe për gjetjen e një shume parash dhe dokumenta të humbura të një shtetasi gjerman, në këtë qytet.  

“Në Komisariatin e Lushnjës ka bërë kallëzim shtetasi gjerman J. G., 29 vjeç, banues në Gjermani, se ditën e djeshme, ndërkohë që udhëtonte me një automjet, në Lushnjë, ka konstatuar se i kishte humbur portofoli ku ka pasur një shumë parash dhe disa dokumente. Po punohet për gjetjen e portofolit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja