Policia e Korçës ka kapur sot 56 vjeçarin Jani Lamke, pasi në gjendje të dehur ka drejtuar motorrin, duke sjellë aksidentimin e pasagjeres së tij 55 vjeçaren F.L.
Sipas policisë Jani Lamke me motorin e tij ka qenë duke udhëtuar në fshatin Zvezdë, por duke qenë në gjendje të dehur dhe pa lejen e drejtimit të mjetit, ai është rrëzuar duke dalë nga rruga duke sjellë plagosjen e 55 vjeçares që aktualisht është në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com