Kanë mbetur edhe 24 orë që të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozicionet e drejtuesve të spitaleve universitare në vend.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në FB bëri thirrje që të gjithë të interesuarit të dorëzojnë dokumentacionin pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Më pas kandidadët do të testohen nga Komisioni i Vlerësimit ad hoc i cili përbëhet nga:
Përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
ii. Mjek me eksperiencë shumë-vjeçare në shërbimet spitalore;
iii. Dy menaxherë sipërmarrjesh të suksesshme;
iv. Drejtues i një Spitali jashtë vendit;
v. Ekspert ndërkombëtar në fushën e menaxhimit shëndetësor/spitalor, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
vi. Mjek i njohur me titull shkencor, i cili ushtron të drejtën e pensionit;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë sipas procedurave të shpallura në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, faqen web www.puna.gov.al dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale www.shendetesia.gov.al.
Pak kohë më parë vetë, ishte vetë kryeministri Rama i cili në një takim me drejtuesit e spitaleve, i bëri ata fajtorë për keqmenaxhimin dhe për këtë iu kërkoi që brenda 24 orëve të dorëzojnë detyrën.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com