Drejtorët e shkollave
me votë nga prindërit

Drejtorët e shkollave<br />me votë nga prindërit
TIRANE- Alternativa Civile, lëvizja më e re shoqërore e krijuar me mbështetjen e ambasadës Amerikane ka ndërmarrë një nismë ligjore konkrete në fushën e arsimit. Me një propozim drejtuar ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ata kanë kërkuar që drafti i arsimit parauniversitar të pasqyrojë disa ndryshime sa i përket zgjedhjes së drejtorëve të shkollave dhe të drejtorive arsimore rajonale si dhe mandatit të tyre. Sipas Alternativës Civile ajo që është më e rëndësishme, është që personat drejtues të arsimit të mos jenë propozime politike.

Më konkretisht i janë referuar nenint 66/1 të projektligjit të arsimit parauniversitar, që është në fazë hartimi, ku thuhet: "Drejtori i institucionit arsimor publik, përzgjidhet me konkurim të hapur dhe ka mandat pesëvjeçar të përsëritshëm. Ai emërohet nga drejtori i njësisë arsimore vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve të përzgjedhur nga një komision i përbërë nga përfaqësues të grupeve të interesit.

Kriteret për drejtor, procedura e përzgjedhjes dhe të emërimit si dhe përbërja e komisionit, përcaktohen nga ministri me akte nënligjore, pasi merret paraprakisht mendimi i KKAP (Këshilli Kombëtar i Arsimit Parauniversitar)". "Për gjithë ata që e dinë si përkthehet ky ligj në terrenin shqiptar, e kanë të qartë, se këtu nuk ka asnjë pengesë ligjore, që meqenëse ministri, anëtarët e KKAP, dhe drejtori i njësisë arsimore vendore përkatëse, zgjidhen nga kryeministri dhe ministri, është matematike, që gjithë piramida mësimdhënëse, do jetë ideologjikisht e indoktrinuar, politikisht e seleksionuar, dhe praktikisht e partizuar", - ka thënë Mentor Kikia, gjatë prezantimit të nismës së parë ligjore të Alternativës Civile, ku ka shpalosur më pas edhe propozimin konkret.

"Alternativa Civile, në përpjekje për të zbehur ndikimin e politikës në arsim, propozi ndryshimin e këtij neni dhe sanksionimin e zgjedhjes së tyre me votë. Më konkretisht propozojmë që "Drejtori i Njësisë Arsimore Vendore, ose ai qe e i themi drejtori i arsimit te qytetiti apo rrethit, të zgjidhet me votim nga komuniteti i mësuesve i kësaj njësie vendore. Kandidatët duhet të plotësijnë kriteret e kërkuara nga ligji dhe trainimet e nevojshme që kërkon posti. Kandidaturat, nuk duhet të jenë të propozuara nga parti politike apo sindikata, por të jenë individuale. Mandati i drejtorit, të jetë jo më shumë se katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë, dhe jo më shumë se dy mandate në gjithë karierën e tij. Drejtori i Institucionit Arsimor, drejtori i shkollës, të zgjidhet me votim nga komuniteti i prindërve të këtij institucioni.

Kandidatët duhet të plotësijnë kriteret e kërkuara nga ligji dhe trainimet e nevojshme që kërkon posti. Kandidaturat, nuk duhet të jenë të propozuara nga parti politike apo sindikata, por të jenë individuale. Mandati i drejtorit, të jetë jo më shumë se katër vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë, dhe jo më shumë se dy mandate në gjithë karierën e tij", - ka qenë propozimi konkret i Alternativës Civile, drejtuar MASH-it.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron