Drejtor te Partizani? Olsi Rama 
tregon se çfarë e bashkon me Edin

Drejtor te Partizani? Olsi Rama <br />tregon se çfarë e bashkon me Edin<br>
Federata Shqiptare ka nisur kursin për Drejtor Sportiv nën drejtimin e Sektorit të Edukimit. Mes personave të pranishëm në këtë kurs ishte edhe vëllai i kryeministrit të vendit Olsi Rama për të cilin flitet se mund të marrë rolin e Drejtorit te Partizani, diçka të cilën ai nuk e mohoi.

“Prandaj e nisa këtë kurs që të mësoj diçka më shumë. E kam thënë gjithmonë se jam i apasionuar pas futbollit. Partizani ka qenë gjithnjë pjesë e këtij pasioni për futbollin. E kam ndjekur gjithmonë nga afër, tani do ta ndjek nga akoma më pranë”, thotë ai.

Për Olsi Ramën, fakti që ai është vëllai i Kryeministrit të vendit nuk ndikon aspak mbi të. “Nuk ka lidhje aspak. Ajo që më bashkon mua me Kryeministrin është vetëm pasioni për basketbollin”, shprehet vëllai i Kryeministrit. Kursi për Drejtor Sportiv i Federatës Shqiptare të Futbollit përfundon në datën 16 dhjetor. Top Channel 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal