Drejtorë dhe shef policie/ Në hetim 40 punonjës të bashkive Berat-Skrapar pas sulmeve

Drejtorë dhe shef policie/ Në hetim 40 punonjës të bashkive Berat-Skrapar pas sulmeve


Zyrtarë të bashkive të Beratit dhe Skraparit që drejtohen nga LSI-ja, mes tyre drejtori i Ndërmarrjes së shërbimit publik dhe shefi i policisë bashkiake janë mes 40 personave që janë marrë nën hetim për sulmet kundër KZAZ-ve.

Njoftimi i plotë i policisë së Beratit
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambjentet e KZAZ nr 64 (tek Pallati i Kulturës Berat) dhe në ambjentet e KZAZ nr 66 (tek Pallati Kulturës Skrapar) Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:

Konkretisht:

•E.B, 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)

•B.B, 35 vjeç, banues në Berat (N/Kryetar i Bashkisë Berat)

•H.S, 50 vjeçe, banuese në Berat (N/Kryetare e Bashkisë Berat)

•M.K, 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarjes së shërbimit publik)

•K.Gj, 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),

•G.P, M.M, A.R, D.B, F.C, M.K, E.D punonjës të policisë Bashkiake Berat.

•A.Z, A.G, J.M, A.Ç, A.I punonjës të policisë Bashkiake Skrapar.

Si dhe G.A, M.H, B.H, F.K, SH.M, K.E, E.Ç, M.V, R.Ç, S.Z, R.H, P.GJ, E.T, A.C, A.H, A.G, E.A, R.B, I.H, E.H, N.G, I.B, K.M, punonjës pranë këtyre bashkive dhe qytetarë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjëshme", "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkatërrim prone"


Lajmi kryesor:

Sulmet ndaj KZAZ-ve në Kavajë, Kukës, Mat dhe Klos, arrestohen zyrtarë të bashkive të PD-së dhe militantë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur