Tirane, 12 Shkurt /ATSH/- Banka Botërore do tu vijë në ndihmë banorëve të zonave të prekura nga përmbytjet në jug të vendit.
Drejtoresha e BB-së për Shqipërinë, Tahseen Sayed ishte sot në Fier për të inspektuar zonat e përmbytura, ku theksoi se BB do të ndihmojë banorët pas evidentimit të dëmeve të shkaktuara.
Drejtoresha e BB-së u shoqërua në Fier nga kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, i cili tha se banorët do të dëmshpërblehen pas inspektimit të zonave të përfshirja nga vërshimi i ujërave të lumenjve. Sipas Prençit, projekti i Bankës Botërore do të përfshijë të gjitha zonat e përmbytura. e,xh/ /a.g/