Drejtoresha e lojërave të fatit
sfidon Kuvendin, Xhafaj: Dil jashtë!

Drejtoresha e lojërave të fatit<br />sfidon Kuvendin, Xhafaj: Dil jashtë!
TIRANE - Debate të ashpra kanë shoqëruar mbledhjen e ditës së sotme ndërmjet Kreut të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe Drejtoreshës së re të Njësisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit Luneda Sufali.

Në mbledhjen ku po diskutohej projektligji për lojërat e fatit, Drejtoresha e Sufali ka replikuar me Xhafajn madje edhe duke ironizuar me të. Gjithçka ka nisur akoma pa filluar mbledhja, në një kohë kur Kreu i Komisionit të Ligjeve Xhafaj ndodhej në sekretari dhe nuk kishte mbërritur ende në mbledhje.

Ka qenë Sufali dhe deputeti Partisë Socialiste Pandeli Majko që po diskutonin paraprakisht për projektligjin në fjalë, ku Majko e ka pyetur nëse janë kontrolluar deputetët për lojërat e fatit. Drejtoresha Sufali i është përgjigjur se të gjithë dalin me konflikt interesi.

Në këtë moment është Xhafaj që futet në mbledhje dhe kërkon nga Sufali qetësi. Por kjo e fundit e ka kundërshtuar aq sa tonet mes tyre edhe janë ashpërsuar. Ka qenë Xhafaj i cili i ka kërkuar Sufalit që të largohet nga mbledhja, të cilën siç është shprehur e drejton ai.

Por pavarësisht debateve të ashpra dhe kërkesës së Xhafaj që ajo të dalë jashtë, sërish Sufali ka qëndruar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve