TIRANE - Por duket se drejtori i azilit të pleqve në Tiranë ka qenë “mollë sherri” edhe midis vetë drejtuesve më të lartë që kanë për detyrë të monitorojnë shërbimet sociale që ofron qeveria.

Ish drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Kozeta Mesiti, në muajin prill 2013, pas ankesave nga vetë të moshuarit ka kryer një kontroll në shtëpinë e të moshuarve ku ka jetur disa shkelje dhe si pasojë e ka pezulluar nga posti i drejtorit Hysni Kukën.

Mirëpo sipas hierearkisë, kreu i Shërbimit Social bën propozimin për një vendim, ndërsa është ministri i Punës ai që e ka në dorë firmën. Propozimi i bërë nga drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror është revokuar nga ministri i Punës, Spiro Ksera, duke e lënë në detyrë, pavarësisht pretendimeve të vetë të të moshuarve, Hysni Kukën.