Shefja e Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë (SHISH), Vlora Hyseni është takuar me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-ve, Avril Haines.
Mësohet se takimi mes Hysenit dhe Haines është zhvilluar në fund të muajit janar në Uashington.
Në takim, është diskutuar partneriteti i jashtëzakonshëm mes SHBA-ve dhe Shqipërisë kryesisht në sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë.
Gjatë vizitës në SHBA, Hyseni është takuar edhe me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë amerikane.