TIRANË - Denoncimi për abuzimet miliona euro të familjes Taçi, është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila është duke bërë ende hetime.
Drejtoresha, Brisida Shehaj, e pyetur nga Shqiptarja.com nuk ka dashur që të japë detaje në lidhje me këtë çështje, pasi është ende nën hetim.
“Çështja është ende nën hetim dhe nuk mund të prononcohemi për detyrimin ndaj shtetit që i ka Taçi”, ka thënë për Shqiptarja.com, drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj.
Në padinë e përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, sektori kundër krimit ekonomik, thuhet se, “së bashku edhe me punonjës të tatimeve (që duhen identifikuar gjatë procesit hetimor) dhe me persona tjerë, shtetas shqiptar apo të huaj që mund të identifikohen gjatë hetimit, kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të kundërligjshme që përbëjnë elementë të veprave penale”.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com