Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë detare, Paulin Ndreu, në një prononcim për Report Tv, ka sqaruar ngjarjen.
Ndreu ka thënë se anija është duke u monitoruar nga autoritetet shqiptare dhe shërbimet e vendeve partnere.
Mbrëmë rreth orës 03:00 e mëngjesit është larguar nga rada e portit Durrës pa njoftim dhe pa leje anija Seascaner me flamur Sierra Leone. Ajo kishte sjellë kripë në Durrës më dt 26.06, sasi 6 mijë Ton, pas shkarkimit të sasisë 5500 Ton, kanë hyrë në konflikt pasi pjesa 500 Ton, ka rezultuar e përzier me qymyr dhe pritësi i mallit ka refuzuar ta marrë. Në këto kushte të konfliktit Civil kanë ndërhyrë studio ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile për mallin. Për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera që prisnin anija “Seascaner” ka dalë në radë të portit Durrës.
Megjithë dialogun e zhvilluar nga përfaqësuesit ligjorë të dy kompanive, nuk kanë rënë dakort për sasinë e mbetur 500 Ton. Mbrëmë rreth orës 03:30, anija “Sea Scaner” pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument është larguar nga Rada e Portit Durrës. Kapiteneria ka njoftuar policine e kufirit dhe rojen bregdetare si dhe kapiteneritë e vendeve të rajonit. Anija është në rrugëtim nëpër veri në detin Adriatik. Jemi në kontakt me vendet partnere dhe po e monitorojmë lëvizjen e saj.
Paulin Ndreu, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë detare
Lajmi kryesor: