Drejtori e anëtari i bordit të BKT
konsull nderi i Pakistanit në Shqipëri

Drejtori e anëtari i bordit të BKT<br />konsull nderi i Pakistanit në Shqipëri
Seyhan Pencabligil do të jetë konsulli i nderit i Pakistanit në vendin tonë. Gjatë ditë sotme Pencabligil zhvilloi dhe një takim me ambasadoren e Pakinastanit në vendin tonë, Tehmina Janjua, qëllimi i të cilit ishte koordinimi i punës për zhvillimin e mëtjeshem të marrdhënieve mes dy vendeve veçmas atyre tregtare.
 
Pencabligil është Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të Bankës Kombëtare Tregtare, banka më e madhe në Shqipëri.
 
Ai konsiderohet si një nga drejtuesit kryesorë të komunitetit shqiptar financiar dhe biznesit.
 
Hapja e Konsullatës së Nderit të Pakistanit në Shqipëri do të mundësojë prani të përhershme në vend dhe do të shërbejë për të forcuar dhe për të nxitur më tej marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Pakistanit. Konsulli i Nderit do të marrë së shpejti zyrtarisht detyrën pas lëshimit të Ekzekuaturës nga ana e Qeverisë Shqiptare.
 
Seyhan Pencabligil, me origjinë pakistaneze, turke dhe shqiptare, është shprehur i entuziasmuar për të mbajtur flamurin e Pakistanit si Konsull Nderi i këtij vendi në Tiranë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë