Drejtori i Burgut të Lezhës:
Asgjë nuk është e vërtetë

Drejtori i Burgut të Lezhës:<br />Asgjë nuk është e vërtetë
TIRANE - Kastriot Piroli, drejtori i burgut të Shën Kollit, në Lezhë, i cili kritikohet në raportin e grupit të Punës së “Avokatit të Popullit”, për situatën e rëndë në institucionin që ai drejton, nuk pranon asgjë nga ata që thuhen në raport. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com”, Piroli deklaron se asgjë nuk është e vërtetë. Ai mohon faktin të ketë ndikuar politikisht mbi të burgosurit për t’ia dhënë votën një subjekti të caktuar, ndërsa sa i përket ushqimit, ai shprehet se menyja që u serviret të burgosurve është ndër të mirat.

Sipas tij, “Avokati i Popullit” mund të rekomandojë çfarë të dojë, por në institucionin që ai drejton çdo gjë shkon mirë dhe nuk ka probleme. Ai na thotë se në fakt është zyra e shtypit e drejtorisë së burgjeve, ajo ku mund të marrim një përgjigje zyrtare.

Drejtor, ka dalë një raport i “Avokatit të Popullit”, ku thuhet se ju keni ndikuar tek të burgosurit se për kë të votojnë në zgjedhjet e 23 qershorit, a është e vërtetë?
Jo, jo. Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk i kam thënë asgjë, asnjë të burgosuri.

Po në raport thuhet se edhe ju vetë e keni pranuar këtë fakt dhe “Avokati” ka rekomanduar marrjen e masës disiplinore ndaj jush?
Asnjëherë, kjo nuk është e vërtetë. Ata mund të rekomandojnë çfarë të duan, por asgjë nuk qëndron.

Gjithashtu në këtë raport thuhet se ushqimi është shumë i dobët dhe se të burgosurve u jepet vetëm lëng fasulesh prej vitesh?
Ushqimi që serviret tek të dënuarit dhe kuzhina janë ndër më modernet, ndër më të mirat.

Pra asgjë nga ata që thuhen në raport nuk qëndrojnë?
Jo, asgjë nuk qëndron. Por ne kemi një zyrë shtypi dhe duhet të drejtohesh tek ata. Duhet respektuar procedura. Duhet të pyesësh ata dhe vetëm ata do të mund të të japin një informacion më të saktë.

Po sa i përket numrit të të burgosurve që vuajnë në dënimin në institucionin tuaj, sa janë?
Ky është një informacion që unë nuk mund të ta jap, siç edhe ju thashë duhet të kontaktoni me zyrën e shtypit të drejtorisë së burgjeve. Vetëm që andej mund të merrni informacion.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!