Drejtori i CIA-s, Pompeo:“Wikileaks”,
shërbim sekret armiqësor
 

Drejtori i CIA-s, Pompeo:“Wikileaks”,<br />shërbim sekret armiqësor<br /> 
Drejtuesi i CIA-s, Mike Pompeo pak ditë më parë ka hedhur akuza në drejtim të “Wikileaks”, duke e quajtur atë “shërbim inteligjence armiqësor”, dhe “jo shtetëror”, shpesh të vëna në përdorim nga aktorë shtetëror si Rusia, veçanërisht në periudha të rëndësishme, ashtu sikurse ishte edhe fushata zgjedhore e vitit të kaluar në SHBA.

“Wikileaks vepron si një shërbim zbulimi armiqësor”,tha Pompeo në Uashington.

“Wikileaks publikoi “e-mail”-et demokrate gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016,që agjencitë amerikane të zbulimit thonë se janë vjedhur përmes zbulimeve  kibernetike nga  Rusia,në përpjekje për ta kthyer fushatën kundër kandidates demokrate Hillary Clinton dhe në favor të republikanit Donald Trump, i cili rezultoi fitues.

Julian Assange, Themeluesi i “Wikileaks”, ka shprehur se publikimi i “e- mail”-eve demokrate nuk ka pasur si qëllim të ndikonte në zgjedhje.
Në mars, “ Eikileaks” ka bërë të mundur publikimin e dokumenteve që përshkruanin aparaturat e përgjimit të Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës, CIA, por nuk publikoi programet e plota që përdoreshin për ndërhyrje kibernetike në telefonat celularë, kompjutera dhe televizionet e lidhura me internetin.

I lindur në Australi, Assange, është mbyllur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që prej vitit 2012, pasi kerkoi atje strehim politik për të evituar ekstradimin në Suedi, ku mbi të rëndojnë akuza për përdhunim, gjë të cilën ai e mohon.
 



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje