"Prigozhin ka nisur një sfidë të armatosur ndaj Rusisë," tha drejtori i CIA-s, William Burns, duke iu referuar revoltës së fundit nga grupi mercenar Wagner.

Një aferë, përsëriti Burns, e brendshme e Rusisë dhe në të cilën Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë asnjë rol. 

“Është e habitshme që Prigozhin i parapriu veprimeve të tij me një sulm të ashpër akuzash kundër motiveve të Kremlinit për pushtimin e Ukrainës dhe kundër sjelljes së luftës nga udhëheqja ushtarake ruse,” vazhdoi Burns. 

“Efekti i veprimeve të Prigozhin do të ndihet për ca kohë. Është një kujtesë e gjallë e efektit gërryes të luftës së Putinit në shoqërinë dhe regjimin e tij."


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gjenerali amerikan: Po vlerësojmë mundësinë e furnizimit të Ukrainës me bomba thërmuese! Rusët sulmojnë urën e lumit Dnieper