Statujat e shkatërruara nga xhihadistët në muzeun e Ninawa në Mosul ishin imitime.
Pas spekullimeve të shumta në media, një fakt të tillë e konfirmon drejtori i muzeun kombëtar iraken në Bagdad Qais Hussein Rashid, duke qetësuar kështu të gjithë personat që u shqetësuan për humbjen e këtyre statujave të një vlere tepër të lartë, të cilat datojnë në shekullin e shtatë përpara Krishtit.
“Ato ishin disa kopje. Statujat origjinale janë këtu në muzeun e Bagdadit,”-u shpreh drejtori Qais Hussein Rashid.
Gjatë muajit shkurt ishte shpërdarë në Twitter një video ku tregohej sesi xhihadistët shkatërronin këto skulptura, të cilat sipas tyre tregonin imazhe të tjera që nuk i përkisnin Zotit.
Ky shkatërrim sipas tyre u konsiderua si shkatërrimi më i madh i idhujve të epokës moderne.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com