Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve thirrje të rinjve: Punësimi në sistemin e burgjeve është më shumë se një mundësi! Ja benefitet

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve thirrje të rinjve: Punësimi në sistemin e burgjeve është më shumë se një mundësi! Ja benefitet

Klevis Qose

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose u ka bërë thirrje të rinjve të cilët kanë mbaruar gjimnazin të bëhen pjesë e Policisë së Burgjeve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Qose shprehet se më të mirët do të kenë bursa studimi falas, ndërsa për rekrutët e tjerë që do jenë pjesë e Policisë së Burgjeve do të ketë gjysëm burse.

 “Ju drejtohem me një thirrje të veçantë, për të ndarë me ju një mundësi të rëndësishme për të ardhmen tuaj, por edhe për t’ju inkurajuar, që të hulumtoni mundësinë për të punuar me ne në sistemin e burgjeve. Shqipëria ka nevojë për të rinj dhe të reja të përkushtuar, të cilët janë të gatshëm për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për vendin tonë. Punësimi në sistemin e burgjeve është më shumë se një punë - është një mundësi për t’i shërbyer një komuniteti ndryshe, e për të ndikuar tek ta për ndryshime pozitive dhe për riintegrim. Përveç mundësisë së një karriere të integruar dhe të frytshme, sistemi i burgjeve ju ofron një paketë të kënaqshme page dhe trajnime të vazhdueshme për të ndihmuar zhvillimin e karrierës tuaj. Për punonjësit me rezultate të larta në testet e pranimit, ne do t’ju ofrojmë, në bashkëpunim me universitetet më të mira në vend, bursa studimi për programet Bachelor dhe Master, duke kontribuar kështu, që ju të arrini ëndrrën tuaj, atë të arsimit të lartë, si dhe të zhvillimit profesional nëpërmjet trajnimit. Nëse të pëlqen ta fillosh tek ne karrierën, siç unë e nisa karrierën time, nëse je i interesuar të fillosh këtë rrugëtim të ri professional, dhe të kontribuosh për ndryshime pozitive për shoqërinë tonë, mos hezito ta shfrytëzosh këtë mundësi, duke u bërë pjesë e sistemit tonë penitenciar”,- thotë Qose.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin