Drejtori i Policisë Rrugore jep intervistë, pas krahëve të tij ndodh një aksident (FOTO+VIDEO)

TIRANE - Teksa drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola, jepte një intervistë për gazetarët, në rrugë, në autostradën Tiranë-Durrës, pa krahëve të tij, ndodhi një aksident rrugor. Fatmirësisht, aksidenti ishte vetëm me dëme të vogla materiale.

Për shkak të mos respektimit të distancës së sigurisë mes makinave në autostradë, dy automjetet u përplasën me njëra-tjetrën, pa asnjë person të lënduar përveç dëmeve të vogla materiale.

1563620409_1563619415aksident.jpg

Vetë drejtori i Policisë Rrugore i bëri apel drejtuesve të automjeteve që të tregohen të kujdesshëm ndërsa janë në timon, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të respektojnë shpejtësinë, dhe veçanërisht edhe distancën mes automjeteve, që u bë shkak për aksidentin e sapondodhur.

1563618696_mitattola.jpg

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu