Aksione “blic”, në fokus xhamat e zinj
Urdhëri ka qene i prerë, të ndalet çdo mjet i cili lëviz në rrugët e Shkodrës me xhama të zinj. Burime pranë bluve të Shkodrës bëjnë me dije se ky urdhër është dhënë nga vetë titullari i Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, kjo edhe në bazë të udhëzimit të Ministrisë se Brendshme për luftë ndaj personave me precedentë penalë që lëvizin lirshëm në rruget e vendit, pa shqetësimin e askujt.
Duke iu referuar po te njëjtave burime, bëhet me dije se blutë e Shkodrës kanë ndalur mbi 100 automjete, në sheshin kryesor të qytetit, ndërkohë që aksioni do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme me qëllim ndalimin e personave me precedentë penalë, por edhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në qytet me automjete me xhama të zinj. Gjithashtu gjatë kontrollit të bluve të Shkodrës ka pasur edhe gjoba administrative për drejtues të mjeteve të cilët nuk zbatojnë kodin rrugor si dhe nuk kanë të shlyera detyrime të prapambetura për kundravajtje rrugore të gjobitur nga blutë e Shkodrës.
s.k/Shqiptarja.com











