TIRANË- Vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën, drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nnao ka zhvilluar një takim prezantimi me kreun i SPAK, Arben Kraja. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kreu i policisë së Shtetit është njohur me dosjet e krimit dhe të korrupsionit.

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Arben Kraja. Takimi mes tyre ka zgjatur për afro 25 minuta dhe është zhvilluar në ambientet e SPAK.

Ky takim vjen pas një operacioni të zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me policinë e Shtetit, ku u proceduan edhe disa efektivë policie, të cilët kishin lejuar kultivimin e kanabisit dhe dekonspiruar aksionet e policisë.