Drejtori i T.K.O.B Zhani Ciko ka reaguar pas denoncimit të dirgjentit Edmond Doko ne Shqiptarja.com duke thene:
"Edmond Doko i cili për të gjithë ata që s’ia kanë dëgjuar emrin ndonjëherë i sapokthyer nga Korfuzi ku festoi familjarisht Pashkët, për çudi pa shkelur ende në institucion për të na sjellë së paku një vezë të kuqe korfiate dha një intervistë të përçartur në gazetën tuaj. Asgjë e vërtetë për presione dhe kërkim vote nga unë apo stafi i T.K.O.B.A.P. Asnjë takim i organizuar me drejtues te PD-së apo politikane të tjerë. Asnjë…… etj, etj.
Njerëzit e T.K.O.B.A.P janë në punë të angazhuar maksimalisht, kanë dhënë deri tani maksimumin e prodhimit artistik. Mondi di vetëm 3 të tijat pasi seç ndodh në opera nuk e ka ditur kurrë. Ai është i angazhuar në te tjera probleme! Vetëm për këto katër muaj janë “Gala e hapjes 2013”, “Tosca”, “Traviata” (balet risi), “Ali Pasca von Janina” (premiere boterore), “Historia e nje kenge”. Këto e të tjera përgatitje si Koncerti me rastin e Ditës së Europës, opera “Don Giovanni”, baleti “Enderr e një nate vere”, “Kumbimi i zemres çame”, “Aida” në përgatitje paralele. Shto këtu dhe një seri koncertesh në holl, skenë dhe jashtë T.K.O.B., ku artistët që punojnë tek ne dhe stafi nuk po gjejnë kohë të “thashethemizohen nga ethet e atyre që vuajnë”.
T.K.O.B prej dhjetë vitesh ka eleminuar rastet e persekutimit shpirtëror apo administrativ të artistëve apo punonjësve të administratës.
T.K.O.B merr pjesë në këtë fushatë kombëtare zgjedhore përmes punës dhe krijmtarisë mobilizuese dhe rezultative. T.K.O.B.A.P është në rrugën e duhur në sajë të vizionit që ka dhe në sajë të punës që shpalos dhe nuk ka nevojë të bëjë elozhe për suksesin e merituar.
Për të gjitha forcat politike, për mbarëvajtjen e fushatës ne kemi krijuar kushte të shkëlqyera duke kordinuar me korrektësi maksimale dhe pa asnjë dallim dispozitën tonë për zhvillimin e suksesshëm të veprimtarive. Mesazhe të shumta, sms falenderimesh dhe konsideratë maksimale i disponojmë për kënaqësinë tonë nga organizatorët.
Më shumë se një shtytje e posaçme jam i bindur se përçartja alkolike e këtij idindividi është pasioni i tij i pabazë për t’u servilosur me shpresën e “llokmës paszgjedhore” siç e thotë ai ndaj “kushos’ së tij të pretenduar. Por llokma do t’i mbesë në fyt nga secili krah apo nxitësit e tij, pasi shembulli i perkushtimit dhe lealitetit është më i vërtetë dhe bindës së dokrrat e këtij sharlatani".
/Shqiptarja.com