Drejtori për Zgjerimin në KE, Stefano Sannino vjen për një vizitë të hënën në Tiranë. Bisedimet me autoritetet shqiptare lidhur me planin e veprimit për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të jetë arsyeja e vizitës.

Vizitën e tij Sannino do ta nisë fillimisht me takimin me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, për të vijuar më pas me takimin me kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Bamir Topi, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarin e PS-së, Edi Rama. ah/shqiptarja.com/