Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit, ka qenë sot i pranishëm në prezantimin e Maurizio Sarri-t ku përveç këtij të fundit ka folur edhe për tema të tjera. Personi përgjegjës për merkaton e bardhezinjve nuk mund të mos pyetje edhe për blerjet e mundshme të Poul Pogba, futbollistit që dëshiron të largohet nga Manchester United dhe Adrien Rabiot, mesfushorit që i ka përfunduar kontrata me Paris SG.
Për këto dy lojtarë Paratici është shprehur: “Të dy janë lojtarë të mëdhenj. Pogba është lojtar i Manchester United, por ne e dashurojmë atë, kemi ndihmuar të rritet. Për Rabiot do të bëjmë garën tonë, ndërkohë që për të ashtu si edhe për të gjithë lojtarët e tjerë që kemi në mendje do të pyesim Sarri-n dhe më pas do të vendosim.”