Drejtoria Arsimore email mësuesve
për fushtën e PD: Dilni në miting

TIRANE - Vijojnë të dalin sheshit sërish skandale të qeverisë për të siguruar votën e arsimtarëve, artistëve apo dhe punonjësve të tjerë të administratës. Deputeti socialist i Qarkut të Fierit, Ervin Koçi nëpërmjet adresës së tij në Facebook denoncon një nga mënyrat që po përdor e djathta mbi arsimtarët në vend, përveç presioneve me telefonata apo firmosjes së formularëve të ndryshëm për të deklaruar të dhënat e tyre personale.

Në emailin që publikon në faqen zyrtare të tij, del qartë thirrja qe u bënë Drejtoria Arsimore e Fierit drejtorëve të shkollave dhe mësuesve të këtyre shkollave për të marë pjesë në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike. Në këtë email të denoncuar nga Ervin koçi kërkohet që nga ana e drejtorëve të shkollave në këtë qark të sigurohet pjesmarrja e stafitë tij në institucionet arsimore të Qarkut të Fierit.

“From: Drejtoria Arsimore Fier [email protected] To:….. Përshëndetje, Nesër, ditën e mërkurë, data 15 maj, ora 18.30, në sheshin përballë universitetit Kristal në Fier organizohet hapja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë miting së bashku me stafin e tyre. Brenda ditës së sotme konfirmoni marrjen e këtij e-maili dhe pjesëmarrjen”, thuhet në emailin e publikuar nga deputeti i PS.

Ndonëse personi që ka denoncuar hapur thirrjen që i ka ardhur në adresën personale të emailit të tij, nuk është bërë publik, kjo vërteton presionet e drejtorëve ndaj nënpunësve të tyre përfshirë këtu drejtorët e shkollave, mësuesit e deri të punëtorët më të thjeshtë. Por përveç kësaj ashtu si në çdo miting tjetër të Partisë Demokratike pritet që mitingu i ditës së nesërme të mbledhë edhe studentët apo dhe nxënësit e shkollave të ndryshme në shkollat në qytetin e Fierit.

Pjesmarrës në çeljen e fushatës së Qarkun e Fierit pritet që të jenë edhe gjithë punonjësit e administratws në këtë qark, të cilët për hir të së vërtetës nuk duhet të mungojnë në asnjë miting të së djathtës, aq më tepër tashmë që çelet dhe fushata zgjedhore për zgjedhjet nga ku do të dalin 140 deputetët e rinj të Parlamentit.

PËRGJEGJËSI PENALE

Në statusin e tij në Facebook, deputeti socialist, Ervin Koçi deklaron se personat që çojnë emaile të tilla në drejtim të drejtorëve të shkollave apo dhe mësueve do të mbajnë përgjegjësi penale pas 23 qershorit. “Ky është e-mail që drejtoria arsimore u ka dërguar mësuesve për të qenë në mitingun e PD.

E turpshme, por do të mbajnë përgjegjësi penale”, shkruan deputeti i PS në faqen e tij në Facebook. Por nuk është hera e parë që në gazetën Shqiptarja.con publikohen denoncime të tilla nga individë të ndryshëm, të cilët përdorin anonimatin për të mbrojtur të paktwn në një mënyrë postet që kanë aktualisht në institucione të ndryshme.

Por burime thonë se e njëjta taktikë përdoret përveçse nga punonjës së Ministrisë së Arsimit edhe nga ministri të tjera, ku persona të caktuar ruajnë të dhënat e punonjësve të institucioneve dhe vendet e votimit, ku ata votojnë në mënyrë të tillë për të patur kontroll mbi ta.
Faksimile e emailit të Drejtorisë Arsimore Fier
(Foto: Faksimile e e-mailit)

(Foto: Ervin Koçi)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj i përgjigjet opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, nuk u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë

‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj i përgjigjet opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, nuk u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë