Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve kërkesë për shprehje interesi

ministria njoftim

DREJTORIA E PËRGJITHËSHME UJËSJELLËS-KANALIZIME
NJËSIA E ZBATIMIT TË PROJEKTEVE TË UJIT (WATER PIU)
 
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E INDIVIDËVE)
 
Republika e Shqipërisë
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve
Projekti i Investimit në Sektorin e Ujërave
Huaja Nr.: IBRD-83230
 
Titulli i paketës: Përzgjedhja e një Konsulenti Individual për pozicionin e Specialistit Social-Mjedisor
 
Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online Nr. WB183-01/13 të datës 14 Janar 2013.
 
Republika e Shqipërisë ka marrë hua nga Banka Botërore për llogari të Projektit të Investimit në Sektorin e Ujërave dhe synon të përdorë një pjesë të financimit nga Huaja për shërbimet e konsulencës për përzgjedhjen e një Konsulenti Individual për pozicionin e Specialistit Social-Mjedisor.
 
Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë përzgjedhjen e një konsulenti individual si Specialist Social-Mjedisor. Qëllimi i kësaj konsulence është të sigurojë asistencë në zbatimin e masave mbrojtëse social -mjedisore, duke përfshirë ekzaminimin dhe zbutjen e çdo ndikimi social - mjedisor të Projektit, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe Politikat Operacionale Mbrojtëse Social –Mjedisore të Bankës Botërore. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 12 muaj nga nënshkrimi i Kontratës, me të drejtë shtyrjeje.
 
Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve fton konsulentë individualë të përshtatshëm (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet (CV në gjuhën shqipe dhe angleze). Kriteret e përfshirjes në listën e shkurtër janë:
 
•             Diplomë Universitare në shkenca sociale ose mjedis.
•             Eksperiencë profesionale të përgjithshme mbi masat mbrojtëse social-mjedisore (minimumi 7 vjet);
•             Njohuri të mira mbi proceset me pjesëmarrje dhe konsultimet publike (minimumi 5 vjet);
•             Eksperiencë pune në monitorimin e politikave mbrojtëse në projekte infrastrukture të ngjashme (minimumi 5 vjet);
•             Njohuri të mira të gjuhës angleze;
•             Specialisti Social-Mjedisor do të jetë përgjegjës për përgatitjen e raporteve në anglisht dhe do të komunikojë në gjuhën angleze me ekspertë të Bankës Botërore mbi cështje teknike;
•             Të ketë patentë drejtues automjeti.
 
Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje paragrafit 1.9 të Udhëzimeve të Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas Huave të IBRD dhe Kredive dhe Granteve të IDA nga Huamarrësit e Bankës Botërore, të datës Janar 2011 (“Udhëzimet për Konsulentët”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit. 
 
Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Konsulentëve Individualë (IC) të përcaktuar në Udhëzimet e Konsulentëve.
 
Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.00 deri 14.00 të premten.
 
Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me faks, ose me e-mail) deri më 4 Mars 2016.
 
Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës – Kanalizime (Zyra e Protokollit)
Në vëmendje: Z. Ardian Alushi, Drejtor i Përgjithshëm
Me kopje për: Z. Indrit Shamata, Drejtor i PIU-t të Ujit
Adresa: Lagja 4, Rruga “Sami Frashëri” Tiranë
Tel:+355 4 2256091
Fax:+355 4 2256091
E-mail: [email protected]
CC: [email protected]
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘The Times’: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut