Drejtoritë arsimore në
rrethe, pa specialistë

Drejtoritë arsimore në <br />rrethe, pa specialistë
TIRANE- Specialistët dhe përgjegjësit e drejtorive arsimore dhe zyrave të arsimit nëpër rrethe, nuk janë sipas profileve të kërkuara. Nga një kontroll që ka ushtruar Inspektoriati i Kontrollit të Arsimit Parauniversitar, ka rezultuar se mangësi ka edhe në shpalljen e vendeve të lira të punës, apo largimin e punonjësve nga detyra.

Kontrolli është ushtruar nga Inspektoriati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP) në periudhën tetor-dhjetor 2011 dhe kishte si qëllim zbatimin e rregullores zyrtare për mënyrën e funksionimit të tyre.
GJETJE
Në raportin e detajuar të IKAP, që tashmë i është dërguar edhe Ministrisë së Arsimit, thuhet se në gjatë kontrollit kanë konstatuar se struktura e DAR/ZA-ve është e ndërtuar konform rregullores përkatëse, por jo të gjithë punonjësit janë sipas vendeve përkatëse siç e parashikon edhe V.K.M-ja.
"Në rekrutimin e specialistëve dhe përgjegjësve të sektorëve nuk është parë siç duhet profili dhe përputhshmëria e tyre me pozicionin përkatës të punës sipas VKM-së. Përgjegjësit e sektorëve dhe specialistët e DAR/ZA-ve plotësojnë kriterin e përvojës, me të paktën 5 vite në drejtim arsimi, por dosjet e tyre kanë mangësi në plotësimin me dokumenta të tilla si: dëshmi e gjuhës së huaj, certifikatë për zotërimin e programeve kompjuterike, si dhe mangësi të tjera apo dokumenta që vërtetojnë shkallën e kualifikimit të punonjësve", - thuhet në raport.
Specialistët e IKAP kanë konstatuar është hartuar rregullorja e brendshme, por drejtorët e DAR-ve nuk e kanë miratuar atë për ZA-ve vartëse. Mangësi të shumta janë vënë re edhe në emërimin dhe largimin e punonjësve nga puna. "DAR/ZA-të kanë hartuar listat e pritjes së mësuesve, por nuk i shpallin vendet e lira të punës, dokumentet e emërimit dhe largimit nga puna të punonjësve të DAR/ZA-ve ka raste që janë bërë pa iu referuar bazës ligjore përkatëse dhe pa vendim të veçantë për secilin punonjës. Sektorët e DAR/ZA-ve kryejnë detyrat sipas rregullores, por ka mangësi në komunikimin ndërsektorial", - thuhet në këtë raport.
REKOMANDIME
"IKAP u rekomandon të gjithë DAR/ZA-ve që të marrin masa për plotësimin e sektorëve të tyre me specialistë përkatës në përputhje me orientimin e dhënë nga ministria e Arsimit.
Emërimi dhe largimi nga detyra i punonjësve dhe specialistëve të DAR/ZA-ve të bëhet në përputhje me nenin 5 të rregullores së tyre.
Drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore të marrin masa të menjëhershme për plotësimin e dosjeve të punonjësve të tyre me gjithë dokumentacionin e duhur zyrtar; të bëjnë miratimin e rregullores së brendshme të ZA-ve që kanë në varësi; të zbërthejnë në plan veprimi strategjinë arsimore rajonale, duke mbajtur parasysh specifikat e veçanta të rajonit të tyre. Gjithashtu, ata duhet të përdorin formate standard për hartimin e strategjive arsimore rajonale dhe lokale; të bëjnë kujdes në përcaktimin e objektivave në mënyrë që ato të mos jenë thjeshtë ndarje detyrash, por objektiva në funksion të zbatimit të strategjisë rajonale duke përfshirë të gjitha grupet e interesit si dhe në hartimin e planit vjetor DAR/ZA-të duhet të përdorin formate standard", - thuhet në raportin që IKAP i ka dërguar edhe ministrisë së Arsimit.
Shkrimi eshte botuar sot ne Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel