Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Lushnjë.
Në votim morën pjesë 492 anëtarë të PD-së, të cilët iu drejtuan kutive për të zgjedhur mes dy kandidatëve në garë, Gentian Çelës dhe Julian Meços.
Pas përfundimit të numërimit të votave, fitues u shpall Gentian Çela me 270 vota, kundrejt 220 votave të marra nga Julian Meço. Gjithashtu, u konstatuan 2 vota të pavlefshme.
Gentian Çela do të drejtojë tashmë degën e Partisë Demokratike në Lushnjë, pasi siguroi një epërsi prej 50 votash ndaj rivalit të tij në garë.
Komente







