‘Drejtuesi i pedagogëve ish-punonjës i SHIK’, Meta: Mjaft denigrimit neokomunist, zëri i tyre duhet dëgjuar më shumë

‘Drejtuesi i pedagogëve ish-punonjës i SHIK’, Meta: Mjaft denigrimit neokomunist, zëri i tyre duhet dëgjuar më shumë

1666011018_WATERMARKREPORTtv.00192310.Still012.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave kund drejtuesit të Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi se ka qenë punonjësi i SHIK. Meta shkruan se i duhet dhënë fund denigrimit neokomunist dhe se ka ardhur koha që zëri i pedagogëve të dëgjohet më shumë dhe jo qeveria të heshtë.

"Zëri i pedagogëve duhet dëgjuar me shumë përulësi. Kërkesat e tyre për paga dinjitoze sa të kolegëve në Kosovë janë të drejta dhe plotësisht të realizueshme. Arroganca dhe shurdhëria e Qeverisë është e papranueshme. Dëgjoni krahasimin e sjellë me dhembje nga Prof.Asc.Dr. i Shkencave të Matematikës i specializuar në Universitetet më të mira të botës, ish-Ambasadorin e shkëlqyer të Shqipërisë në Slloveni, Sandër Kovaçi për të kuptuar revoltën e pedagogëve në mbarë vendin. Solidaritet dhe mbështetje për të dhe të gjithë pedagogët në protestë deri në plotësimin e kërkesave! Mjaft denigrimit neokomunist të individëve për të mbuluar faktet që ulërasin fort për gjendjen e mjeruar të universiteteve", shkruan Meta. 


Lajmi kryesor:

Një ‘shiks’ i 97-ës në brenda hapësirës universitare, Rama: Zullumi i ‘non gratave e rublave', asnjë shans të merret seriozisht në kohë lufte


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë