Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në vend, vizitë pune në Gjykatën Kushtetuese Gjermane dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg
Drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë në vend
Një delegacion i nivelit të lartë të drejtuesve të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë, prej disa ditësh po kryen një vizitë pranë Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane si edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, aktivitet i organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer. Në kuadër të kësaj vizite, temat kryesore të bashkëbisedimit kishin në vëmendje "Pavarësinë e gjyqësorit" si edhe "Masat për uljen e numrit të çështjeve në gjykata".
Për të dyja këto tema, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi shprehu mendimet e tij dhe qëndrimet konkrete të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të garantuar aksesin në drejtësi, pavarësisht kushteve me të cilat përballet sot sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Gjykata e Lartë mbetet e angazhuar për të bërë përpjekjet maksimale për gjykimin brenda një afati sa më të shpejtë të çështjeve të prapambetura, në kuadër të të cilit ka hartuar dhe një plan veprimi me masa konkrete, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe projektin e financuar nga INL për këtë qëllim.
Në këtë bashkëbisedim mjaft të frytshëm midis delegacioneve, morën pjesë edhe gjyqtarët e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Georges Ravarani, kryetar seksioni, gjyqtar i zgjedhur për Luksemburgun, Georgios Serghides, zëvendëskryetar seksioni, gjyqtar i zgjedhur për Qipron, Dmitry Dedov, gjyqtar i zgjedhur për Federatën Ruse, María Elósegui, gjyqtare e zgjedhur për Spanjën, Darian Pavli, gjyqtar i zgjedhur për Shqipërinë, Anja Seibert-Fohr, gjyqtare e zgjedhur për Gjermaninë, Peeter Roosma, gjyqtar i zgjedhur për Estoninë, Andreas Zünd, gjyqtar i zgjedhur për Zvicrën dhe Frédéric Krenc, gjyqtar i zgjedhur për Belgjikën.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4069
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor, 21:39
-
Enver Robelli: Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë
24 Dhjetor, 09:35
-
Gjermani/ Pas ngjarjes në Magdeburg: Sulme ndaj migrantëve
24 Dhjetor, 08:44
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
'Bie' Holta Zaçaj, kolegët në Kushtetuese votojnë që mandati t'i përfundojë më 10 mars 2025
23 Dhjetor, 16:04
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër
22 Dhjetor, 17:45
-
Sulmi në Gjermani, ekstremistët kërkojnë dëbimin e refugjatëve
22 Dhjetor, 13:28
-
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për vrasje
22 Dhjetor, 13:10
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor, 17:27
-
‘Lazarati’/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim 5 anëtarët e grupit të zjarrit! Dosja në dorë të GJKKO
21 Dhjetor, 10:45