Drejtuesja e re e CIA-s dyshohet se ka drejtuar personalisht seanca torture

Drejtuesja e re e CIA-s dyshohet se ka drejtuar personalisht seanca torture

Duket se raportimet e mediave të ndryshme amerikane se shefja e re e CIA-s, Gina Haspel, ka drejtuar dhe mbikëqyrur seanca torture, janë verifikuar në rrugë dokumentare. National Security Archive në Universitetin “GeorgeTown”ka publikuar atë që e quan dosja e torturës së Gina Haspel, e cila përmban nëntë dokumente të cilat konfirmojnë se Haspel ka qenë në krye të operacioneve ku aplikohej tortura kur drejtone stacionin e CIA-s në Tajlandë.

Sipas materialeve të mbledhura Haspel është ndër njerëzi kryesorë që kanë ushqyer administratën e mëparëshme amerikane të Bush me idenë se tortura është efektive në nxjerrjen e informacioneve dhe shpëtimin e jetëve të qytetarëve amerikanë. Sipas NSA, dokumentet përfshijnë një version më pak të redaktuar të Inspektorit të Përgjithshëm të CIA-s të vitit 2004, referenca nga raporti i deklasifikuar i Komitetit për Inteligjencën në Senatin amerikan, të dhëna për hartuesit e programit të torturës, James Mitchell dhe Bruce Jessen që janë paguar rreth 2.5 milionë dollarë për shërbimet e tyre etj..

Për Haspel duket se kanë filluar problemet pasi NSA pretendon se mes dokumenteve janë edhe 12 kabllograme që janë hartuar, apo janë autorizuar prej saj kur drejtonte rajonin e fshehtë të CIA-s në Tajlandë ku mbaheshin të ndaluarit që dyshoheshin për terrorizëm.

Praktikat e sugjeruara nga programi Mitchell/Jessen përfshinte torturën e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes me ujë, privimin nga gjumi, lakuriqësi e detyruar etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)