TIRANE- Tre partitë kryesore kanë shpërndarë ushqim për komisionerët e tyre nga ora 14:00 deri rreth orës 14:30. Partia socialiste ka shpërndarë për komisionerët e saj kryesisht vetëm pica dhe ujë, LSI ka shpërndarë sanduiç, ndërsa komisionerët e PD-së kanë pasur një menu më të larmishme. Ata mund ta zgjidhnin vetë nëse donin pica, kuzhinë tradicionale apo fast-food.
 
Madje edhe infrastruktura që PD kishte ngritur për ushqimin e komisionerëve të saj, ishte shumë i shpejtë, duke përdorur shërbimin katering të TNT.
 
Gerti Ruçi, sekretar i Partisë socialiste, për qendrat e votimit që ndodhet te shkolla "Ismail Qemali", na shpjegon se si e kanë organizuar ushqimin e komisionerëve të majtë.
 
Lenhart Hivzi, i grupit të komisionerëve të PD_së, thotë se ata nuk kanë lëvizur nga tavolina, por kur nuk ka pasur votues, kanë përfituar nga rasti dhe janë ushqyer.
 
Ndërsa vetë komisionerët shprehen se forcat politike që ata mbështesin nuk i kanë lënë ta ndiejnë lodhjen e ditës.


komisionere 3

komisioneret
komisionere 4
(Foto nga dita e zgjedhjeve të 23 qershorit)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)