Drekën e parë si President, Meta
e kalon me këshilltarin në hije

Drekën e parë si President, Meta<br />e kalon me këshilltarin në hije
Ilir Meta u betua dje si President i Republikës duke marrë zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij, Bujar Nishani, përmes një ceremonie mjaft të veçantë në Kuvend dhe selinë e Presidencës. 

Dita e parë e Metës si President nisi me një takim zyrtar me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov.

Pas këtij takimi, Meta ka gjetur kohën për të drekuar me një prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, këshilltarin në hije, Ilir Kulla. Ka qenë vetkë ky i fundit që ka publikuar foton në rrjetin social Facebook.

meta kulla
(Ilir Meta dhe Ilir Kulla gjatë drekës në restorant)

Meta dhe Kulla kanë drekuar në një nga restorantet e njohura të kryeqytetit.

Nuk dihet ende nëse kanë qenë në shoqërinë e personave të tjerë, por ata kanë preferuar të ndajnë për opinionin publik vetëm këtë foto. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë