Prej ditësh mediat dhe Agjencia Federale e Manaxhimit të Emergjencave kanë paralajmëruar rrezikun që pritej të sillte uragani Florence. Ditën e sotme ka goditur shtetin e Karolinës së Veriut me erë me shpejtësi 90 milje në orë.
Florence ka zbritur në Katerogrinë 1 nga 5 që janë gjithsej por ekspertët sërish iu kanë bërë thirrje njerëzve të mos gënjehen nga ky fakt, spese priten shira të jashtëzakonshme. Në disa pjesë të brigjeve të Karolinës priten reshje shiu deri në 1 metër, ndërkohë që era e fortë do të shtyjë ujin e oqeanit e të lumenjve të fryrë drejt tokës.
Qyteti New Bern ka parë horror me sy teksa më shumë se 150 persona kanë ërkuar ndihmë gjatë natës teksa janë përmbytur. "Brenda pak sekondave shtëpia u mbush me ujë deri në brez dhe tani është deri në gjoks”, tha Peggy Perry, e cila, bashkë me tre të afërm, ka mbetur e ngujuar në shtëpi. “Tani jemi në papafingo,”- janë shprehur banorët për mediat lokale.
Është urdhëruar evakuimi i mbi një milionë njerëzve në Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut para se hyrja në këto zona të jetë krejtësisht e pamundur.