Dridhet Kombëtarja, merr një lajm 
të keq para ndeshjes me Armeninë

Dridhet Kombëtarja, merr një lajm <br />të keq para ndeshjes me Armeninë
Trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi duket se do t’i bëjë llogaritë për ndeshjen me Armeninë pa qendërmbrojtësin Mërgim Mavraj, i cili ende nuk është rikuperuar dhe vazhdon që të mos stërvitet me grupin.
 
Burime pranë kombëtares kuqezi pohojnë për A1Report se shanset janë shumë të pakta që Mavraj të jetë në fushë të dielën në Elbasan. Stërvitje të diferencuara ka bërë edhe mbrojtësi i Tiranës Debatik Curri, shpresat e të cilit për t’u rikuperuar janë në ngritje.
 
 
E ndërsa grupi vazhdon stërvitjen në Durrës, kombëtarja kuqezi ndodhet nën presion para ndeshjes me Armeninë, teksa një fakt të tillë e pranon portieri Etrit Berisha.
 
“Ndjej përgjegjësi, prandaj kam punuar shumë psikologjikisht për të mos pësuar gol në këtë përballje me armenët, pasi është shumë e rëndësishme për ecurinë tonë në grup, që synon kualifikimin në kampionatin Europian.

E kemi studiuar kundërshtarin, Armenia luan një futboll të shpejtë dhe pikën më të fortë ka kundërsulmet, prandaj duhet që të jemi vigjilentë për të shmangur cdo gabim, pasi mund të na kushtojë shumë.
 
Ashtu si edhe grupi, unë kam besim se do të ia dalim për të marrë fitoren”. Ndërsa Ansi Agolli vazhdon në të njëjtën linjë si trajneri De Biasi duke kërkuar të shmanget euforia.

“Presion nuk ndiej, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi nuk është ndeshje e lehtë. Synimi ynë është fitorja për të kënaqur edhe tifozët, që besoj se do të jenë të shumë të numër” tha ai.
 
 Por përvec objektivit me kombëtaren, Agolli ka edhe një sfidë të dytë personale me Armeninë. “Në Azerbajzhan e ndjejnë shumë këtë sfidë dhe fakti që luaj atje e bën një derbi për mua.

Te Qarabag më thanë (me shaka) mos kthehem nëse nuk mundim Armeninë. Por herën e fundit që fituam presidenti i klubit më dha shpërblim dhe besoj dhe këtë herë do më jap shpërblim nëse fitojmë me Armeninë"përfundoi ai.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni