Besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në meshën e shenjtë të vigjiljes së Pashkës në kishat e të gjithë rrethit të Krujës.
Mesha e shenjtë e vigjiljes u zhvillua sipas traditës së hershme, ku fillimisht u ndez drita e qiririt të kishës, ceremoni kjo që u mbajt në oborrin e kishave ku ishte ndezur një zjarr i madh nga ku u mora flaka për qiririn e kishës e prej tij u ndezën të gjithë qirinjtë e besimtarëve, të cilët kremtojnë ringjalljen e Krishtit.
Lajmi kryesor:
Krishti u ngjall! Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, urimi i Imzot Arjan Dodajt: Rilindje në shpirt në familjet tona












