Humbja e pushtetit duket të jetë punë e rëndë. E papranueshme dhe e sikletshme madje për ata që potencialisht e kanë keqpërdorur atë. E ata që nuk e kanë mizën pas veshit dhe ata që i kanë hyrë garës pa hile e kanë të qartë se në demokraci përveç fitores së lakmuar është edhe një rezultat tjetër.
Edhe qeveria në ikje dhe kreu i saj duket dhe duhet ta kenë pranuar se zgjedhjet e 8 qershorit ishin një provim, të cilin nuk e kanë kaluar me notën e dëshiruar.
Janë disa shenja që na bëjnë të kuptojmë se Hashim Thaçi dhe bashkëpartiakët e tij e kanë pranuar realitetin, ani pse i hidhur për ndonjërin prej tyre.
E para është situata konfuze në të cilën u shfaqën në ditën e konstituimit të Kuvendit, më 17 korrik. E parashenjë e saj ishte mospranimi nga eksponentë të PDK-së të kandidaturës për të parin e legjislativit. Në mungesë të votave, e dinin se do të digjeshin. Njësoj sikur kandidati, të cilin e propozuan në ndërkohë sa për adet.
Se e dinin se çfarë do t’i gjente – dështimi për të zgjedhur kryeparlamentarin (e më vonë edhe kabinetin qeveritar) nga radhët e tyre, ata kishin menduar edhe opsionin, të cilin do ta shpërfaqnin që në fillim të seancës. “Ne mendojmë se të dy palët kemi të drejtë për të propozuar kryeparlamentarin. Prandaj, për të hequr këtë dilemë, ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, paralajmëroi nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.
Synimi me gjasë ishte që të zvarritej sa më shumë procesi i zgjedhjes së udhëheqjes së legjislativit dhe të ekzekutivit të vendit. Për këtë qëllim, partia në pushtet “në detyrë” filloi ta shfrytëzojë një të drejtë të veten demokratike: vendosjen e sa më shumë pengesave në rrugën e rivalëve politikë, në këtë rast të Bllokut paszgjedhor, të formuar nga LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën, bllok që në fakt i kishte “numrat”.
Më pas, rrodhën si rrodhën gjërat. Pa praninë e deputetëve të koalicionit parazgjedhor, të kryesuar nga PDK-ja, kryetar i Kuvendit u zgjodh Isa Mustafa. Një arsye më shumë kjo që Partia Demokratike t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe ta trashte dosjen. Të nesërmen, pra më 18 korrik, PDK-ja iu drejtua Kushtetueses me disa kërkesa: Të sqarojë cili është grupi më i madh parlamentar dhe rrjedhimisht kush ka të drejtë ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit; të sqarojë a ka pasur shkelje të Kushtetutës nga kryetari i Kuvendit i legjislaturës së mëparshme gjatë mbledhjes përgatitore për seancën e konstituimit të Kuvendit; a kishte të drejtë të shkarkohej kryesuesja e seancës dhe të vazhdohej mbledhja dhe a ka pasur shkelje të Kushtetutës me rastin e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Deputetët që kishin dorëzuar dosjen kishin kërkuar po ashtu që si masë e përkohshme deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të pezullohej procesi konstituiv i Kuvendit. Të paktën, këtë kërkesën e fundit, Gjykata Kushtetuese e ka miratuar në një vendim të bërë publik këtë të mërkurë. Pra, zgjedhja e Isa Mustafës si kryekuvendar është ngrirë deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, i cili duhet të publikohet më së largu më 18 shtator të këtij viti.
Dhe, cilido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, PDK-ja dhe drejtuesit e saj janë të vetëdijshëm se nuk do të arrijnë gjë, për faktin se me ta askush nuk po do ta bëjë pushtetin. Ideja që të shkohet në zgjedhje të reja mund të kundërshtohet edhe nga individë brenda partisë, sidomos nga ata që për t’u zgjedhur më 8 qershor meritën më të madhe dhe të vetme e kanë hapjen (ndoshta edhe harxhimin) e kuletës.
Prandaj, gjasat që PDK-ja ta formojë shumicën hëpërhë janë minimale. Krejt çfarë mund të arrijë kjo parti është ta pengojë dhe ta vonojë Bllokun që të marrë nën drejtim institucionet më të larta të shtetit. Me mjete demokratike, ajo mund të sigurojë dështimin e rivalëve që në start. Nxitja e plasaritjeve në Bllok dhe bërja për vete e pjesëve të tij është mundësia tjetër. Është ajo drita në fund të tunelit, të cilën Hashim Thaçi na ofroi ditë më parë në profilin e tij në “Facebook”.
/Shqiptarja.com