Mbrëmjen e të enjtes u zhvilluan 18-të ndeshjet për raundin e tretë në fazën e ligës në Conference League. Në Dublin, Drita e Gjilanit fitoi 0-1 kundër irlandezëve të Shelbourne, ndërsa në Shkup, Shkëndija e Tetovës u barazua 1-1 nga polakët e Jagiellonias vetëm në minutën e 100-të të ndeshjes.

Fitorja historike e Dritës në një turne evropian

Drita ka arritur fitoren e saj të parë në historinë e saj në Conference League, duke triumfuar në transfertë ndaj irlandezëve të Shelbourne me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga “Intelektualët”, të cilët përfituan edhe nga një episod i rëndësishëm që ndryshoi rrjedhën e sfidës. Në minutën e 16-të, James Norris i Shelbourne u ndëshkua me karton të kuq direkt për një ndërhyrje të ashpër ndaj Almir Ajzerajt, duke lënë vendasit me një lojtar më pak.

Megjithatë, Shelbourne nuk u dorëzua dhe pati mundësi të mira, përfshirë një goditje shtylle nga Ademipo Odubekos. Në anën tjetër, edhe Drita pati shanse të mëdha, përfshirë një goditje me kokë nga Rron Broja që goditi traversën.

Heroi i ndeshjes ishte Almir Ajzeraj, i cili në minutën e 57-të shënoi golin e vetëm dhe vendimtar për shqiptarët. Goditja e tij nga distanca u devijua nga dy mbrojtës vendas, duke përfunduar në rrjetën e Shelbourne. Me këtë fitore historike, Drita ngjitet në pozitën e 13-të në renditjen e grupit me 5 pikë, ndërsa Shelbourne mbetet në vendin e fundit, të 30-të.

Shkëndija barazohet në fund nga Jagiellonia

Në Shkup, Shkëndija e Tetovës barazoi 1-1 kundër polakëve të Jagiellonias. Kuqezinjve u shpëtoi fitorja vetëm në minutën e fundit. Liridon Latifi në minutën e 49-të shënoi golin e avantazhit për tetovarët, ndërsa në minutën e dhjetë shtesë (90+10) barazoi me Lozano. Polakët në fund mbetën me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Imaz.

Conference League, raundi 3-të:

E enjte, 06 nëntor 2025

18:45

AEK Athinë 1-1 Shamrock

AEK Larnaca 0-0 Aberden

Celje 2-1 Legia

KuPS 3-1 Slovan Bratislava

Mainz 2-1 Fiorentina

Noah 1-2 Sigma Olomouc

Samsunspor 3-0 Hamrun

Shakhtar Donetsk 2-0 Breidablik

Sparta e Pragës 0-0 Rakou

21:00

Crystal Palace 3-1 AZ Alkmaar

Dynamo Kyiv 6-0 Zrinjski Mostar

Hacken 1-2 Strasbourg

Lausanne 1-1 Omonia

Lincoln Red Imps 1-1 Rijeka

Rayo Vallecano 3-2 Lech Poznan

Shelbourne 0-1 Drita

Shkëndija 1-1 Jagiellonia

SK Rapid 0-1 Universitatea Craiova

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?