TIRANE - Në një intervistë për Shqiptarja.com, një nga punonjëset e vejtra në sleinë e PS tregon historitë  dhe marrdhëniet e deputetëve të PS me drejtuesit e saj. Mban mend çdo lëvzije të tyre. E familjarizuar në atë kohë me Fatos Nanon, Drita rrëfen shpëkuputjen e tij nga partia dhe shkatërrimin që sipas saj i bëri Nano PS.
 
Ju jeni një ndër punonjëset e vjetra në selinë e Partisë Socialiste, ku jeni gjendur në çdo festë apo gëzim të kësaj partie. Çfarë do t`i uronit PS në ditëlindjen e 22-të të saj?
Unë i uroj gëzuar festën gëzuar dhe fitoren. Përshëndes të gjithë socialistët në këtë fitore. Uroj shëndet edhe kryetarit dhe kryeministrit të ri, Edi Rama. Në Partinë Socialiste kam 13 vite që kam punuar si çentraliste në dezhurn dhe në çdo zgjedhje apo fitore kam qenë e pranishme në parti. Madje kujtoj këtu edhe ditët e parar që hyri në burg ish-kreu i PS, Fatos Nano e deri në fitoren sot.

Futja e Nanos në burg, si është përjetuar?
Kam qenë e vetmja bashkë me Ilir Metën e shokë të tjerë që komplet si familje e kemi ndjekur kudo Nanon. Unë kam shkuar disa herë në shtëpinë e tij dhe pyesja Rexhinën (ish-bashkëshorten)për zotin Fatos Nano. Marëëdhëniet tona kanë qenë të ngushta sa kam marrë pjesë edhe në vdekjen e nënës së tij dhe më ka ardhur shumë keq sepse kemi luftuar që ai të dilte nga burgu. Ndërkohë që kur ka dalë nga burgu, nuk është treguar aspak mirënjohës për atë çfarë kanë bërë të tjerët.

Ju keni qënë në këtë parti që nga drejtimi i Nanos. Si e kujtoni atë periudhë?
Të them të drejtën unë kam punuar me Fatos Nanon, por më ka ardhur shumë keq kur ai e la dhe e shkatërroi partinë. Me ardhjen e Edi Ramës PS mori një drejtim të shkëlyer. Po të krahasojmë Ramën me Nanon, Rama është një njeri shumë punëtor, i cili e ka dhënë kontributin që në bashki edhe në parti. Ndërsa Nano është politikan, por nuk qe aq aktiv dhe i përkushtuar për partinë sa është tani Edi Rama.

Ju keni qenë përditë në seli, keni parë hyrje daljet e të gjithëve si dhe marrëdhëniet që kanë pas deputetët me drejtuesit e partive. Cili është ndryshimi që keni vënë re mes deputetëve me ndryshimin e drejtuesve të partisë?
Ka pasur shumë ndryshime. Në kohën kur partinë e drejtonte Fatos Nano mund të them se ai ka qenë arrogant mes deputetëve. Madje shumë prej tyre e kritikonin. Ndërsa kryetari Rama është më i afërt me njerëzit dhe me deputetët. Kjo duket edhe në marrëdhëniet e lira që kanë me njëri-tjetrin.

Si është përjetuar kthimi i Nanos në `99 dhe si ka qenë raporti mes atij dhe Majkos? Çfarë ndryshoi në parti?
Po. Në fillim u sulmuan njerëzit që mbështetën Pandeli Majkon. Votimi i Majkos nga shumë njerëz që u bë në një Kongres, ku duhet të votonim mes tij dhe Majkos u trajtuan jo mirë. Gjithçka ndryshoi edhe në seli.  Meqë shumica prej partisë, përfshirë dhe mua votuam për Majkon ne Nano na përbuzi sepse unë nuk e kisha votuar atë. Por më pas gjërat ndryshuan.
Po Ilir Meta çfarë roli ka patur në parti dhe si u pri shkëputja e e tij nga PS?
Meta ka qenë luftëtar për partinë. Na ka ardhur shumë keq, pasi me Ilir Metën kam punuar dhe kemi luftuar për PS. Më shumë keq na ka ardhur kur ai u bashkua me Sali Berishën. ndërsa tani që është bashkuar me PS më është bërë qejfi jo vetëm mua, por të gjithëve. Bashkimi i të dyve dha këtë fitore që e majta mori pas këtyre zgjedhjeve.

sa u ngushtë është marrëdhënia juaj me Edi Ramën?
Marrdhënia jonë është e ngushtë. Kjo marrëdhënie edhe me vetë PS shkoi deri atje sa në një festën para disa vitesh mua më kanë thërritur në podium. Në momentin që më thërriti Rama  preka shumë sepse nuk e prisja që të isha unë ajo që do të prisja tortën për ditëlindjen e partisë. Unë e vlerësoj si njëri të shkëlyer, jo për atë që mua më bëri, por e vlerësoj sepse është i vetmi kryetar nga ata ç`kam parë si dhe përfshirë dhe sekretarët që di të vlerësoj njerëzit. Ndërsa zoti Nano nuk ka qenë i tillë. Ai hynte e dilte te partia vinte një herë në muaj, ndërsa Ramën e shikoja 2-3 herë në ditë. Si është Rama nuk na vjen njëri është punëtor. Rama dhe Nano ndryshojnë si nata me ditën.

Nëse do të ktheni në seli cili do ishte kujtimi i parë që do ju vinte në mendje?
Të them të drjetën sa kam ardhur te selia e PS, pasi tashmë jetoj jashtë, pata një siklet edhe pse futa këmbët në shtëpinë time. U gëzova që takova shoqet e mia edhe kryetarin që sot (dje) e kam takuar pas tre vitesh. Pata një gëzim të jashtëzakonshëm që ai më përqafoi dhe më uroi si pjesë e fitores. Kujtimet janë të shumta. Çdo ditë ishte një kujtim i veçantë. Më mungojnë të gjithë deputetët me të cilët kam patur marrëdhënie të ngushta.

Çfarë i uruat Ramës për festën?
Ramës i urova shëndet dhe fitore Rilindjes.

Po Nanos çfarë do t`i uronit?
Do t`i uroja thjesht si një spektator asgjë me tepër.

Po nëse do të ishte i pranishëm edhe Berisha?
Për zotin Berisha nuk ndjej ndonjë gjë, asnjë admirim për të sepse gjatë këtyre 20 viteve ka bërë gjëra që s`me kanë pëlqyer jo vetëm mua, por shumicës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (prin) 02.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)