Pas lajmit të dhënë nga shqiptarja.com rreth fenomenit të favorizimeve në administratën më të lartë shtetërore dhe pikërisht rasti i nipit të kryeministrit Sali Berisha, Dritan Berisha, ky i fundit heq të gjitha fotot e publikuara në facebook ku tregoheshin shëtitjet turistike nëpër Romë bashkë me familjen e tij, por ndryshon dhe foton e profilit, ku më parë kishte vënë ate me kryeministrin Berisha, xhaxhain e tij. Vendin e saj e ka zënë një foto e bukur, po në Romë, që përcjell zbukurimet për festat e fundvitit në kryeqytetin italian.

Dritan Berisha, i cili u përjashtua nga policia në vitin 2006, pas një grindje me armë në publik, u zbulua nga gazetarët tanë, se i ishte futur rrugës së bukur të diplomacisë me një post si oficer sigurie në ambasadën tonë në Romë.
Nuk është hera e parë që persona afër pushtetit, familjarë ose jo, me precendetë të ndryshëm, në vend që të ndëshkohen sipas ligjit për dëmin që i krijojnë imazhit të Shtetit shqiptar, promovohen me poste edhe më të mira.