Dritan Rexhepi u arratis nga Ekuadori nga një gabim në sistemin e burgjeve, një tjetër firmoste në emër të tij! ‘Escobari shqiptar’ trafikoi 4 ton kokainë në Itali

Shqiptari i shumëkërkuar Dritan Rexhepi i cili u arrestua në 8 nëntor në periferi të Stambollit, kishte arritur të largohej nga Ekuadori me pasaportë kolumbiane, nga një difekt në sistemim e burgjeve dhe drejtësisë ekuadoriane. Mediat italiane shkruajnë se personazhi i njohur si mjeshtri i arratisjeve, duhej të qëndronte brenda vendit me çip elektronik, pasi u lirua nga dënimi me 13 vjet burg për trafik droge.

Pas largimit të tij nga vendi, hetimet treguan se një person tjetër kishte firmosur në vend të tij sa herë kontrollohej në adresën e banimit, duke i mbyllur sytë policisë. Sa i përket akuzave në Itali, Rexhepi akuzohet për trafikimin e një ngarkese 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro kesh në vitin 2020.

Gjatë këtij aksioni drejtësia italiane arrestoi 20 bashkëpunëtorë të Rexhepit dhe shpalli në kërkim 11 të tjerë. Në telefonin e njërit prej korrierëve u gjetën mesazhet e shkëmbyera me Dritan Rexhepin që kishte drejtuar trafikun e drogës nga burgu në Ekuador ku mbahej nga viti 2014.

Dritan Rexhepi u arrestua në 8 nëntor në një vilë në lagjen luksoze Beylikdüzü, të Stambollit. Forcat policore turke shqyen derën e banesës ku brenda saj ishte fshehur Dritan Rexhepi, i cili më pas shfaqet i shtrirë për tokë dhe më pas i vihen prangat. Atij iu gjetën edhe pistoletë, euro dhe bizhuteri në një kasafortë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 3D: 13/11/2023 12:16

    Pasurimi i kriminelëve dhe bandave të krimit tregon fytyrën vërtetë se sa të korruptuara janë segmente të qeverive kapitaliste të futë mbi 4t kokainë në një shtet që garanton edhe siguri nga qielli edhe për mini dronë kjo është kriminale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim