Mediat në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për një Incident në shtëpinë e zëvendës presidentit amerikan  J.D. Vance në Cincinnati, ku janë parë disa dritare të thyera. Për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së hënës me orën lokale, po hetojnë Policia e Cincinnatit si dhe  Shërbimet Sekrete. Një oficer i policisë ka konfirmuar ndalimin e një personi, por pa dhënë detaje mbi akuzat apo rolin e tij në incident.

Ajo që dihet është se Vance dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë në momentin e incidentit.

Sipas një ekipi televiziv të WCPO, disa agjentë janë parë duke kryer kontrolle përreth banesës, ku disa dritare rezultonin të thyera.

Mediat raportojnë se barrierat e sigurisë ishin të vendosura rreth banesës deri të dielën e 4 janarit dhe më pas u hoqën. 

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit vijojnë.